FC Shkupi: Omer Bunjaku mbetet sërish drejtor sportiv

news
Advertisement

Omer Bunjaku do vazhdojë të ushtrojë detyrën e Drejtorit Sportiv te FC Shkupi. Edhe pse i njëjti gjatë ditës së djeshme kishte ofruar dorëheqjen e tij, e njëjta nuk ishte pranuar nga ana e drejtuesve të skuadrës nga Çairi, që besojnë në kapacitetet dhe profesionalizmin e Bunjakut.

Advertisement

FC Shkupi përmes profilit zyrtar në facebook, ka njoftuar se drejtori sportive Omer Bunjaskun vazhdon me ekipin në krye të detyrës si drejtor sportiv

Të dashur tifozë F.C SHKUPI njofton se Omer Bunjaku vazhdon të ngelet në pozitën, drejtor sportiv i klubit tonë. Ne besojmë në kapacitet dhe profesionalizmin e tij. Poashtu ju kërkojmë falje sa i përket ngjarjeve të djeshme, le të jetë kjo si shkak që të jemi më të bashkuar.

Vazhdojmë së bashku drejt qëllimeve tona!” thuhet në njoftimin e publikuar në fejsbuk.

Ekipi kampion FC Shkupi sot në orën 16:00, do ta zhvilloj ndeshjen e anuluar nga java e parë sezonbit vjeshtor kundër Tikveshit

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.