Fifi qan live, shfaqet në gjendje të rënduar emocionale për këtë arsye…

News

Këngëtarja Fifi ishte sot live në Instagram, ku u lidh për të folur rreth pjesëmarrjes së saj në edicionin e 64-të të Festivalit të Këngës në RTSH.
Megjithatë, gjatë transmetimit, ajo u duk në një gjendje të rënduar emocionale dhe shpërtheu në lot.

Fifi, e cila këtë vit konkurron bashkë me Tiri Gjocin me këngën “Rri”, po gëzon vëmendje të madhe nga publiku.

Por live-i i sotëm zbuloi një anë tjetër të situatës: këngëtarja la të kuptohet se po përballet me presione të forta dhe madje dyshon se ka një “orkestrim” kundër saj në kuadër të festivalit.

Ajo tha se gjithçka u bë edhe më e vështirë kur në komentet e rrjeteve sociale u përmend djali i saj. Mes lotësh dhe me zë të dridhur, Fifi bëri një apel të dhimbshëm:
“Çka ju ka ba djali jem, kujna jam t’ja prish balancën në festival?”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *