Fillon gara e dembelisë në Mal të Zi, vendi i parë merr 350 euro

news
Advertisement

Gara e shtrirjes, e cila e bën Malin e Zi unik në Evropë dhe që organizohet për herë të 11-të në fshatin etnik “Montenegro” në Brezni, mblodhi së bashku nëntë garues nga Nikshiqi, Podgorica, Danilovgradi dhe Beogradi, të cilët po luftojnë për shpërblimin në vlerë prej 350 euro.

Advertisement

Garuesit shpresojnë të thyejnë rekordin e vendosur vitin e kaluar nga Dubravka Aleksiq nga Podgorica, e cila u ngrit në këmbë pas 117 orësh sa qëndroi shtrirë, shkruan Vijesti.

Që nga viti i kaluar, garuesit, të cilët shtrihen nën mbulesën e një panje njëqindvjeçare, kanë mundësinë të shkojnë në tualet çdo tetë orë.

Rregullat janë të tilla që pjesëmarrësve u ndalohet të ngrihen, por u lejohet të flenë, të lexojnë libra, ushqim dhe pije. Rregulli i ri në krahasim me vitet e mëparshme është se garuesit do të lejohen të shkojnë në tualet çdo tetë orë.

Rekordi aktual në shtrirje është 52 orë. Kjo është një garë për të cilin Mali i Zi është unik në Evropë, kurse veçanërisht interesante është për shkak të stereotipit të pranuar për këtë komb se ata janë dembelë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.