Dy tiktokerët shkupjan që morrën pjesë në serialin turk “Ballkan Ninnisi”

news
Advertisement

Dy tiktokerët shkupjan Muhamedin Osmani dhe Teuta Ramadani, që gjysën e ditës e kalojnë duke bërë video për në tiktok, bëhen pjesë e serialit turk “Ballkan Ninnisi”. Qëllimi i tyre është që pas gjithë atyre derteve që kemi mbrenda javës, të na bëjnë të qeshim dhe të ndjehemi më të relaksuar gjatë tërë javës. Por, qëllimi i tyre nuk është të qëndrojnë vetëm në tiktok. Ata morrën pjesë edhe në serial turk “Ballkan Ninnisi” që po xhirohet në Shkup.
Këta të dy postuan një foto ku shkruante se janë takuar për një super project në mes këtyre të dyve.

“E kam përcjell Tetutën në tiktok, dhe kam parë talentin e saj për aktrim, sipas meje ajo nuk duhet të rrijë vetëm në tiktok, e ka talentin për diqka më të madhe, pra njejtë si ashtu që kemi aktruar në serialin turk. Pra, të mos na njohë vetëm Shkupi e Tetova, shumë më mirë do të ishte të na marrë në dorë ndonjë regjisor turk, sepse Turqija sipas meje është Hollyëoodi i dytë, aty bëhet suksesi dhe njëkohësisht vjen fama “botërore” – thotë Muhamedini.
Teuta Ramadani ishte e ftuar në emisionin “8 me 2 summer” të portalit monitor.mk, dhe theksoi se për qfarë arsye u kyq në serialin turk.

“Unë shumë qef do kisha që të bëjmë seriale në Maqedoni, por kur do të na merr në dorë Maqedonia neve talentëve, kur? Turqia industrinë e filmave e ka të madhe, dhe përdit kërkoh ftyra të reja për seriale apo filma të reja. Ata na panë se ne po bëjmë video në tiktok, dhe na ftuan të jemi pjesë e serialit. Shpresoj që edhe në Maqedoni të zhvillohet industria e filmit, dhe të qëndrojmë këtu, dhe mos ti lusim të huajt për të na përkrahë, dhe të behemi aktorë të huaj” – thotë Teuta.
Këta të dy u takuan dhe e publikuan një foto ku pritet se do të bëjnë projekt të madh.

Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.