Fjeti me 100 burra, ne nje dite perfundon ne pranga aktorja..

News

Aktorja britanike e filmave për të rritur, e njohur si Bonnie Blue (emri i vërtetë Tia Billinger), është arrestuar në Bali për aktivitete të dyshuara po rnografike. 24-vjeçarja u bë e njohur ndërkombëtarisht pasi pretendoi se ka fjetur me 1,057 burra brenda një dite, duke u bërë personazh viral në rrjet.

Bonnie udhëton nëpër botë me një minibus të pajisur për krijimin e përmbajtjeve për të rritur, pjesë e turneut të saj “Bang Bus”. Por në Bali, aventura e saj mori fund kur policia lokale e ndaloi dhe e shoqëroi në komisariat.

Sipas mediave indoneziane, Bonnie kishte blerë një furgon në Bali me qëllim përdorimin e tij për prodhimin e materialeve të rriturish, por kjo bie ndesh me ligjet shumë strikte anti-pornografi të vendit. Prodhimi dhe shpërndarja e përmbajtjeve të tilla dënohet rëndë në Indonezi.

Bonnie më parë ka zhvilluar “turne” të ngjashëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe Australi – ku madje i është ndaluar hyrja në disa zona për shkak të aktiviteteve të saj provokuese.

Autoritetet balineze janë duke hetuar më tej nëse 24-vjeçarja ka shkelur Kodin Penal të Indonezisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *