Fjolla Morina shijon pushimet me vajzën e vogël në Dubai (Foto)

news
Advertisement

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, e ka dëshmuar disa herë se është një nënë e përkushtuar dhe ka një lidhje të fortë me fëmijët.

Advertisement

Si e ëma e dy vajzave, ajo ka treguar gjithnjë dashurinë dhe kujdesin që ka për to duke përfshirë edhe dëshirat që herë pas here ia plotëson.

E së fundmi artistja po shijon pushimet në Emiratet e Bashkuara Arabe gjegjësisht në Dubai bashkë me vajzën e vogël, Alayah. E njëjta ka shpërndarë disa fotografi e video në rrjete sociale, nëpërmjet të cilave ka treguar se po kalon një kohë të mrekullueshme.

“Nuk mund të të premtoj se do të jem këtu për pjesën tjetër të jetës sime, por mund të premtoj se do të të dua deri në fund të jetës sime”, ka thënë ajo.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.