Pas kaq shumë kohësh, Kate, William, Meghan dhe Harry sërish bashkë

news
Advertisement

Princ William dhe Kate Middleton u ribashkuan me princ Harry dhe Meghan Markle, për të mbajtur homazhe ndaj mbretëreshës Elizabeth II.
Bashkimi i papritur erdhi pas vdekjes së Shkëlqesisë së Saj, në moshën 96-vjeçare. Të katërt pjesëtarët e familjes mbretërore ishin veshur me të zeza dhe u panë duke vendosur lule në pjesën e jashtme të kështjellës Windsor.

Advertisement


Pas konflikteve dhe mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mes William dhe Harry, kjo është hera e parë që ata shihen së bashku dhe sipas burimeve, hapin e parë e hodhi William, i cili pyeti Harry-n nëse ai dhe Meghan dëshironin t’i bashkoheshin William dhe Kate.

Ndërkohë, të dyja princeshat ngushëlluan bashkëshortët e tyre në një moment kaq të vështirë.


Tanimë, të dy çiftet po qëndrojnë në kështjellën Windsor, së bashku me pjesën tjetër të familjes.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.