Pse e kemi kaq të vështirë t’u japim fund marrëdhënieve “on & off”?

news
Advertisement

Marrëdhëniet “on & off” konsistojnë me lidhjet kur ti ndahesh, rikthehesh, ndahesh, rikthehesh prapë dhe praktikisht, ngec në një cikël të vazhdueshëm. Sigurisht, kjo ndikon në shëndetin tënd mendor dhe jo vetëm, por ka disa arsye pse ndodh kjo.

Advertisement

1. Mësohesh me rutinën

Ndahesh dhe pajtohesh aq shumë herë sa të duket mëse normale. Ndonjëherë, partneri/ja qëllon manipulues/e dhe ti mendon se e meriton gjithçka po të ndodh.

2. E konsideron si “çmim”

Egoja është një armik i madh, veçanërisht kur mendon se mund ta kesh në pëllëmbë të dorës personin tjetër.

3. Kërkon validim

Zakonisht, personat që kërkojnë aprovim apo validim kanë vështirësi në thyerjen e këtij cikli. Ndihma më e mirë është konsultimi me një specialist të shëndetit mendor.

4. Ndien konfuzion

Të ka ardhur një mesazh me kujtimet tuaja më të bukura, 1001 kërkesa faljeje dhe shumë të tjera? Pikërisht kur ti përjeton konfuzion, atëherë priresh të shkosh sërish në të shkuarën.

5. Seksi

Seksi mund të kthehet në një “drogë” dhe po, të jetë arsye pse nuk po shkëputesh dot nga kjo marrëdhënie.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.