Fluks pacientësh, kapacitete pothuajse të mbushura në spitalin e fëmijëve “Kozle”

news
Advertisement

Kapacitete pothuajse të mbushura në spitalin e fëmijëve “Kozle” me fëmijë deri në moshën 4 vjeçare.

Advertisement

“Fluksi i pacientëve po rritet jashtëzakonisht. Mbi 100 është numri i atyre që vijnë për kontroll brenda një kujdestarie, të shtunën dhe të dielën shtohet numri. Nuk i numërojmë nga e hëna deri të premten. Numri është rritur, aktualisht 86 nëna dhe fëmijë janë të shtrirë së bashku. Ka vetëm një fëmijë me Kovid, të cilën e lëshuam sot”, tha Dr. Dragan Daçevski, pediatër.

Kollitja, ngritje e temperaturës, rrjedhje të hundëve, janë simptomat me të cilat zakonisht pranohen fëmijët në spitalin e “Kozles”. Në mbrëmje nxitet irritimi i fytit dhe kolla e thatë. Kolla zakonisht fillon në orën 23, deri në orët e hershme të mëngjesit, shpjegon pediatri Dragan Daçevski,.

“Pneumonia tek fëmijët dominon tani. Tek ata që janë më të rinj, pas një viti e gjysmë, bronkoliti ka opsionin e pronkospazës dhe inflamacionit të sistemit të frymëmarrjes”, tha Daçevski.

Sipas doktor Daçevskit, këto janë arsyet e gjendjes shëndetësore të fëmijëve.

“Shoqërimi më i madh i prindërve, sidomos kur moti është kaq i këndshëm, grupohen më shumë edhe prindërit edhe fëmijët. Duhet të kenë kujdes se me kë shoqërohen, të mos jenë fëmijë që kolliten dhe u rrjedhin hundët, sepse prindërit ndonjëherë e marrin si normale. Ka ndryshim të temperaturave sapo perëndon dielli është ftohtë. Ata duhet të jenë të veshur ngrohtë në mëngjes për në shkollë dhe çerdhe”, shtoi Daçevski.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.