FOTO/ Leo DiCaprio thyen “rregullin” për Gigi Hadid, kapet mat me modelen e njohur

news
Advertisement

Aktori me famë botërore, Leonardo DiCaprio, i cili ka bërë bujë si personi që shoqërohet vetëm me vajza nën moshën 25 vjeç është fotografuar së fundmi Gigi Hadid. Aktori hollivudian ka thyer rregullin për t’u njohur me yllin e pasarelave, e cila është 27 vjeç dhe nënë e një vajze të vogël.

Advertisement

47 vjeçari është fotografuar për herë të parë me modelen që kur u përhap lajmi për një romancë mes tyre. Fotot janë shkrepur në një festë, e cila u organizua nga miqtë e Leos, Richie Akiva dhe Darren Dzienciol në lagjen Soho të Manhattanit. Ata shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Romancë e re? DiCaprio më parë ishte në lidhje me modelen e kthyer në aktore Camila Morrone, por ata u ndanë në fillim të kësaj vere, pak pasi ajo mbushi 25 vjeç; parë në dhjetor 2021Duke u bërë serioz: DiCaprio dhe Gigi kanë kaluar kohë së bashku vite më parë; foto të hënën

Aktori shfaqet me një këmishë të zezë dhe një kapele ndërsa mban dorën mbi supin e modeles. Burimet për mediat e huaja kanë bërë me dije se dyshja janë takuar disa herë dhe se duan t’i marrin gjërat shtruar. Sipas burimeve, asnjëri prej tyre nuk dëshiron një lidhje për momentin.

“Gigi dhe Leo janë shoqëruar disa herë dhe janë të afërt me njëri-tjetrin. Gigi mendon se është një djalë vërtet i lezetshë. Shumica e takimeve të tyre kanë ardhur nga të qenit në të njëjtat rrethe shoqërore në festa të ndryshme.” Kujtojmë që DiCaprio sapo është ndarë nga modelja 25 vjeçare Camilla Morrone.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.