Fotot e dhimbshme/ Babai i 7-vjeçares konfliktohet me policin Arjan Tase, më pas shtrihet i dërrmuar në tokë me duart mbi kokë

news
Advertisement

Ngjarja e ditës së sotme ishte aq e rëndë sa që shkërmoqi menjëherë të gjithë shtetin. U provua fare qartë që Ministria e Turizmit duhet shkrirë komplet si institucion, pasi tashmë nuk i hyn askujt në punë, përkundrazi harxhon paratë tona më kot. Së dyti Ministria e Brendshme së bashku me policinë që ka në varësi dëshmuan se janë totalisht të paaftë për të menaxhuar një copë bregu, lëre më pastaj të na mbrojnë nga kriminelët. Aq më tepër që vetë një polic shkeli ligjin me duar e me këmbë. Së treti, ngjarja e sotme për fat të keë, ka bindur të madh e të vogël që pushimet në Shqipëri, sado patriotë të jemi duhen harruar një herë e mirë.

Advertisement

Ndërkaq janë publikuar fotot e dhimbshme të një konflikti mes babait të vogëlushes së gjorë që humbi jetën më kot dhe policit vrasës Arjan Tase. Shihet madje se si polici tenton të mbrohet, a thua se po i bien në qafë kot.

Më pas një tjetër foto akoma më e dhimshme na lë të gjithë pa fjalë, babai i vogëlushes shtrihet i dërrmuar në plazh me duart mbi kokë. E ne, të gjithë si popull nuk dimë çfarë t’i themi për ta ngushëlluar. Jo, vërtët nuk dimë pasi kjo është një situatë kaq absurde, në një shtet kaq absurd!

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *