Gerard Pique shfaqet në publik me të dashurën në momente intime

news
Advertisement

Gerard Pique dhe e dashura e tij e re, Clara Cha Marti, u panë duke u puthur dhe duke qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit gjatë një koncerti.

Advertisement

Pamjet nga një shfaqje El Gordo y la Flaca u bënë publike fillimisht në rrjetet sociale dhe më pas u zbulua se çifti ishin në lidhje që nga shkurti, kur ai ishte ende me Shakiran
Ky informacion u bë i ditur pasi u zbulua se pamjet ishin marrë nga emisioni.
Ndërkohë që Dani Martin po dhuronte një performancë, në sfond çifti putheshin me pasion para kamerave.

Pavarësisht fyerjeve mizore që i duron çdo ditë mbrojtësi i Barcelonës, i cili komentohet vazhdimisht për tradhtinë ndaj këngëtares kolumbiane, detaje të reja thonë se romanca e dyshes po bëhet edhe më e fortë.

Babai, vëllai dhe miqtë e lojtarit të Barcelonës thuhet se ishin të gjithë të pranishëm, siç raportohet nga drejtuesit e emisionit të Mamarazzis nga gazeta katalanase El Periodico.
“Ata putheshin dhe shkëmbyen përqafime dhe përkëdhelje”, thanë gazetarët.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.