Gërvalla për vendimin: S’e kemi shtyrë, vetëm e kemi pauzuar

news
Advertisement

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka shkruar në Twitter, se Qeveria e Kosovës nuk e ka shtyrë vendimin për zbatimin e reciprocitetit, por vetëm e ka pauzuar.

Advertisement

Ajo, nuk është pajtuar as me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i cili ka shkruar në Twitter se propozimi për shtyrje erdhi nga Bashkimi Evropian.

“Faktet mbesin fakte. Kosova u pajtua me vendimin e SHBA-ve, në linjë me BE-në. U pajtuam për një pauzë deri me 1 shtator, por vetëm nëse hiqen bllokadat. Reciprociteti do të mbetet realitet. Kosova s’ka shtyrë asgjë”, shkroi Gërvalla./albanianpost.com/

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *