Gjykata i thotë jo kërkesës së mbrojtjes për hedhjen poshtë të aktakuzës ndaj Krivaqës dhe Sejdiut

news
Advertisement

Gjykata në Ferizaj pritet të ketë shqyrtimin e radhës për rastin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut k vrasjen e Marigonka Osmanit në gusht të vitit 2021.

Advertisement

Këtë për KlanKosova.tv e bëri të ditur Gentiana Hoxha, zëdhënëse në Gjykatën Themelore të Ferizajt.

“Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve. Mbrojtja ishte ankuar dhe gjykata e ka hedhur poshtë kërkesën për hedhjen e aktakuzës, tani pritet shqyrtimi i radhës të mbahet kur e cakton gjyqtari i rastit”, ka thënë Hoxha për KlanKosova.tv.

Më 14 korrik kur ishte mbajtur seanca fillestare për rastin në fjalë, Krivaqa është mbrojtur në heshtje, ndërsa Sejdiu ishte deklaruar i pafajshëm.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale vrasje e rëndë, dhunim dhe ndihmë në kryerjen e dhunimit.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.