Gra të zhveshura për të pastruar shtëpitë, shërbimi i pazakontë që po “lulëzon” në këtë shtet

news
Advertisement

Kompania “The Naked Cleaning Company” që operon në Angli ofron shërbime të pazakonta të pastrimit të shtëpive dhe punëtorët e saj e bëjnë punën me pak ose aspak rroba. Në fakt, ekzistojnë tre opsione për të kryer punën: lavanderi, topless dhe varianti ekstrem – pa rroba.
Çmimi i pastrimit arrin 75 euro në orë nëse gratë që pastrojnë janë topless ose lajnë rroba, ose 95 euro në orë nëse pastrojnë shtëpinë lakuriq. Pronarja e kompanisë Nikki Belton nga Kent, tha se firma e saj do të ofrojë shërbime në mbarë botën pasi kërkesa u rrit gjatë pandemisë.

Advertisement

Ajo tregoi se pastrimi i shtëpisë bëhet dy metra larg klientëve. Të dy punëtorët dhe klientët duhet të kalojnë nëpër një sërë kontrollesh përpara se të bëjnë një marrëveshje. “Pastruesit tanë nuk flenë me klientët, por bëjnë punën e tyre”, iu përgjigj ajo kritikave se puna e kompanisë ka të bëjë me prostitucionin.
Biznesi ka lulëzuar në pandemi dhe Nikki (në foto), me qendër në Devon, tani planifikon të zgjerohet në të gjithë botën, me interes tashmë që vjen nga Amerika, Australia dhe Dubai.


Kritikat për këtë lloj biznesi nuk ndalen dhe pronarja pretendon se në këtë mënyrë ajo i fuqizon gratë dhe i mëson të duan veten e tyre. Shërbimin e pastrimit “lakuriq” e ka prezantuar këtë vit pasi ka bashkuar forcat me një kompani tjetër, duke e parë si një burim të madh të ardhurash.
Biznesi u ndërpre për shkak të pandemisë dhe pas heqjes së karantinës së parë në Angli, kërkesa u rrit. Klientët janë kryesisht meshkuj dhe Niki tha se po luftojnë me vetminë e shkaktuar nga kriza globale. /abcnews.al

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.