Gruaja hedh burrin nga kati i pestë, shkak martesa e dytë

news
Advertisement

Një grua egjiptiane, e ndihmuar nga familjarët e saj, ka vrarë burrin e saj farmacist duke e hedhur poshtë nga një ballkoni i katit të pestë, shkak është martesa e tij e dytë, raportojnë mediat lokale.

Advertisement

Krimi ndezi një debat në rrjetet sociale, disa prej të cilëve kërkuan dënim maksimal për autorët. Mësohet se viktima ishte duke punuar jashtë Egjiptit dhe ishte kthyer në vend për pushime.

Mosmarrëveshja mes çiftit ka lindur pasi ai u martua sërish. Gruaja e tij thuhet se ka thirrur të atin, vëllezërit dhe disa “banditë” në shtëpinë e saj për ta detyruar burrin e saj të divorcohet nga gruaja e dytë. Mirëpo, kur ai refuzoi, ata e rrahën ashpër para se ta hidhnin nga ballkoni i katit të pestë përpara djalit të tij.

Familja e viktimës akuzoi nusen e tyre dhe familjen e saj për vrasjen e djalit të tyre pasi e torturuan për të divorcuar gruan e tij të dytë dhe për të nënshkruar disa letra në favor të gruas së tij të parë.

Pasi refuzoi kërkesat e tyre, viktima u hodh nga ballkoni. Më pas e çuan trupin e tij në spital me pretendimin se kishte kryer vetëvrasje.
Megjithatë, pas marrjes në pyetje, gruaja e viktimës dhe familja e saj u shfaqën të hutuar, gjë që ngriti dyshimin e policisë. Pas marrjes në pyetje, ata pranuan se e kishin vrarë, raporton Gulf News.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.