Grubi dhe Bekteshi përkujtojnë dëshmorët e 2001-shit

news
Advertisement

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi dhe Ministi i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot kanë qëndruar në Luboten për të shprehur nderime për martirët e lirisë

Advertisement

Bashkë me Kreshnikun, ditën e nisëm në Luboten duke shprehur nderimet tona për martirët e lirisë dhe barazisë.

Masakra e Lubotenit e 21 viteve më parë është faqe e errët e historisë së vendit, përjetim tragjik që nuk duhet harruar kurrë dhe reflektim që duhet të shkundë ndërgjegjen njerëzore nga marrëzitë ideologjike të urrejtjes.

Mbi kujtimin e dëshmorëve dhe martirëve sot po ndërtojmë një të ardhme të re duke mos lejuar asnjëherë përsëritjen e krimeve të këtilla që errësojnë horizontin tonë të jetës!

I paharrueshëm qoftë kujtimi për dëshmorët dhe martirët!

LAVDI!

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.