Gruri i vjedhur ukrainas që furnizon makinën e luftës së Vladimir Putinit

news
Advertisement

Një hetim i kryer nga agjencia e lajmeve ‘Associated Press’ dhe programi i transmetuesit publik amerikan PBS, ‘Frontline’, ka dokumentuar një operacion të sofistikuar kontrabande, të drejtuar nga Rusia, që nëpërmjet faturash të falsifikuara e mashtrimesh, ka mundësuar vjedhjen e një sasie gruri ukrainas në vlerën e të paktën 530 milionë dollarëve. Përfundimet e hetimit janë mbështetur në imazhe satelitore dhe të dhëna të pajisjeve radiofonike të anijeve. Janë gjurmuar rreth 40 prej tyre, në më shumë se 50 udhëtime, duke transportuar grurë nga zonat e pushtuara nga Rusia në Ukrainë, në portet në Lindjen e Mesme. Moska i ka hedhur poshtë akuzat duke i quajtur të rreme e të pabaza.

Advertisement

Vjedhja e vazhdueshme e grurit, për të cilën ekspertët ligjorë thonë se është një krim i mundshëm lufte, po kryhet nga biznesmenë të pasur dhe kompani shtetërore në Rusi dhe Siri, disa prej të cilëve tashmë përballen me sanksione financiare nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Të marrësh produkte ushqimore prej popullsisë civile në një zonë të pushtuar e ta dërgosh atë në një vend tjetër, për çfarëdo lloj arsyeje, është shkelje e Konventës së katërt të Gjenevës dhe ligjeve të pushtimit”, thotë avokati i së drejtës penale ndërkombëtare David Crane.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.