Halili: Nuk është koha për zgjedhje të parakohshme parlamentare, as për koalicion të zgjeruar

news
Advertisement

Nuk është koha për zgjedhje të parakohshme parlamentare, as për koalicion të gjerë qeveritar, konsideron analisti politik Muhamed Halili, duke komentuar propozimin e deputetit dhe liderit të Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, për koalicion të gjerë qeveritar.

Advertisement

“Është e padiskutueshme që vendi është në krizë ekonomike dhe menaxheriale, ashtu siç e gjithë bota është në krizë ekonomike, financiare dhe energjetike. Për momentin, nuk e shoh zgjidhjen as në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe as në një koalicion të gjerë qeveritar. Koalicioni i gjerë do të krijojë dy tabaora në të njëjtën qeveri dhe më pas do të krijohet një qeveri jofunksionale dhe institucione të bllokuara qeveritare”, tha Halili për “Lokalno”.

Deputeti dhe lideri i LD-së, Pavle Trajanov, propozoi një koalicion të gjerë qeveritar.

Ai beson se kjo mënyrë mund të ndihmojë në zgjidhjen e krizës dhe përballimin më të mirë të sfidave.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.