Hapet shkolla e parë në gjuhën shqipe në Zvicër!

news
Advertisement

Në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe e Prindërve shqiptarë (LAPSH) në Niederuzwilsot u hap një pikë shkollore me mësim plotësues në gjuhën shqipe 17.08.2022
Mësimi mbahet çdo të mërkure ,nga ora 13:40-15:15

Advertisement

Falënderojmë të gjithë prindërit për interesimin shumë të madh,për t`i dërguar fëmijët e tyre në shkollën shqipe,për të qenë pjesë e mësimit plotësues në gjuhën shqipe,që fëmijët e tyre të mësojnë për kulturën,historinë dhe traditat e bukura shqiptare,që përmes tyre ta ruajnë me fanatizëm gjuhën dhe kulturën tonë .
Një falënderim krejt i veçantë shkon për Nuriman Asanin dhe vajzen e tij RejhanaReshiti.

Të gjithë prindërit që ishin prezent në hapjen e kësaj pike shkollore,i ftojnë të gjithë shqiptarët,që së bashku me ta të jenë pjesë e përbashkët e rritjes së numrit të nxënësve.
Po ashtu nxënësit e kësaj pike shkollore ,që ishin të shumët në numër,i bëjnë thirrje,çdo prindi,që ka fëmijë në shkollë,t`i bashkëngjiten shkollës shqipe,që së bashku ta vijojmë mësimin,me qëllim të ruajtjes së gjuhës dhe njohjen me kulturën,historinë,tonë të lavdishme.
Mësuesi Gani Shala

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.