Haradinaj: E kam këshilluar Kurtin për menaxhimin e dialogut

news
Advertisement

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një takim me qytetarë të Lipjanit, raporton Gazeta Blic.

Advertisement

Haradinaj ka folur në lidhje me marrveshjen finale Koosvë-Serbi dhe këshillat që i ka dhënë kryeministrit Kurti për menaxhimin sa më të mirë të këtij procesi.

Ai tutje ka thënë se nuk do të qëndrojnë vëzhgues përballë procesit të dialogu, raporton Gazeta Blic.

Kryetari i AAK-së ka thënë se arritja e marrëveshjes me Serbinë ka marrë dinamikë të re pas angazhimit të shtuar ndërkombëtar në këtë çështje.

Postimi i plotë:

Arritja e marrëveshjes për njohje reciproke me fqinjin verior, ka marrë një dinamikë të re pas angazhimit të shtuar ndërkombëtar.

Për nevojën e kujdesit të vazhdueshëm dhe përfshirjes sa më afër të institucioneve të vendit, fola sot para qytetarëve të Lipjanit.

Gjatë bashkëbisedimit kam sqaruar dhe pjesët kryesore të marrëveshjes së propozuar Kosovë – Serbi dhe për këshillat që i kam dhënë kryeministrit të vendit për menaxhimin sa më të mirë të këtij procesi të rendësishëm per ne dhe brezat që vijnë.

Ne nuk do të qëndrojmë vëzhgues ndaj procesit të dialogut, por as përballë krizës së rëndë ekonomike e energjetike dhe paaftësisë së qeverisë për të marrë masat dhe veprimet e duhura, por do të kryejmë me dinjitet rolin tonë opozitar.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.