Hetuesit bullgarë kanë zbuluar fakte të reja për aksidentin e autobusit, po kërkojnë biseda të reja me pasagjerët e mbijetuar

news
Advertisement

Siyka MilevaZëdhënësja e Kryeprokurorit të Bullgarisë, Ivan Geshev, deklaroi se është ndërprerë procedura para hetimore për aksidentin e autobusit në Maqedoni, ku humbën jetën 46 persona. Siç raporton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Mileva tha për BNT se shkak për këtë është kërkesa e prokurorëve bullgarë për marrjen në pyetje të reja të të mbijetuarve, të cilat duhet t’i bëjnë kolegët e tyre në Maqedoni. Mileva tha se hetimet e deritanishme kanë vërtetuar fakte të reja për ngjarjet e natës tragjike, por nuk ka treguar detaje. Natën e 23 nëntorit 2021 autobusi “Besa Trans” është djegur plotësisht, por jo nga katër tubat e benzinës që transportonte shoferi maqedonas. Ata nuk janë shkaku i zjarrit, sepse kanë mbetur të paprekura. Gardhi i sigurisë mbylli derën para së cilës u mblodhën pasagjerët dhe u përpoqën me dëshpërim të dilnin nga autobusi që digjej.
Mileva tha se për të ishte “një tragjedi e madhe, e cila do të mbetet në kujtesë”.
“Ky është një rast i paprecedentë, unik në histori. Hetimi i vendit të aksidentit ka zgjatur më shumë se 24 orë, duke filluar në errësirën, mëngjesin e hershëm të ditës së ngjarjes dhe përfundoi gjatë natës. Gjashtë hetues dhe tre prokurorë kanë punuar për rastin dhe mbledhja e provave ka përfunduar për vetëm 10 ditë”, ka komentuar Mileva dhe ka shtuar se është precedent që Prokuroria t’i kthejë trupat e të vdekurve me avion.
-Të gjitha sendet e gjetura u kthyen, dhe secili artikull u vulos veçmas. Janë kryer 45 autopsi. Prej të gjithëve është marrë material biologjik, nga i cili është nxjerrë profili i ADN-së. Me kërkesë për ndihmë juridike deri te organet gjyqësore në Republikën e Maqedonisë, janë identifikuar edhe trashëgimtarët e viktimave, nga të cilët është marrë edhe ADN-ja, shtoi Mileva.
Për shtatë ditë është bërë një analizë e duhur ndërmjet profileve të ADN-së së të vdekurve dhe profileve të ADN-së së të afërmve të tyre dhe kështu janë identifikuar viktimat. Për përcaktimin e shkakut të vdekjes së pasagjerëve është kryer ekspertizë komplekse zjarrfikëse-teknike, si dhe ekspertizë mjeko-ligjore. Është konstatuar se shumica e pasagjerëve të vdekur kanë vdekur nga mbytja nga zjarri dhe goditja termike. Në atë rast, ka pasur dy ngjarje – një aksident dhe një zjarr. Si pasojë e aksidentit ka rënë zjarri. Nga konkluzioni i ekspertizës për ngjarjen është konstatuar se shoferi maqedonas e ka drejtuar mjetin me shpejtësi disproporcionale, për çka ka humbur kontrollin mbi veturën. Mileva tha se për versionin e aktit terrorist kanë punuar edhe kolegët e saj. Ka pasur edhe ekspertizë kimike, e cila ka konstatuar kategorikisht se në autobusin nga Maqedonia nuk ka pasur shenja të mjeteve shpërthyese.
– Me autoritetet maqedonase kemi marrëdhënie shumë të mira miqësore dhe kolegjiale. Falenderoj gjithashtu autoritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe zjarrfikësit, të cilët bashkëpunuan plotësisht me hetimin. Për përfundimin e shpejtë të rastit, kryeprokurori ka shpërblyer hetuesit dhe mjekësinë ligjore që kanë punuar në të, tha Mileva.
Zëdhënësja e kryeprokurorit të Bullgarisë tha se procedura parahetimore aktualisht është e ndërprerë, për shkak se është përgatitur një kërkesë e dytë për ndihmë juridike ndaj hetuesve maqedonas. Sipas saj, të mbijetuarit e aksidentit dhe familjarët e të vdekurve duhet të thirren për t’u marrë në pyetje.
“Të gjithë duhet të jenë të njohur me të drejtat dhe detyrimet e tyre sipas procesit penal bullgar dhe nëse duan t’i dorëzohen materialet nga hetimi, si dhe të informohen për rrjedhën e procedurës penale”, tha ajo. Për këtë procedurë penale në Bullgari janë marrë në pyetje rreth 30 dëshmitarë, mes të cilëve shoferi i autobusit maqedonas, pasagjerët e mbijetuar, si dhe dëshmitarë okularë. Tani, sipas Milevës, radha është e prokurorisë së Maqedonisë.

Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.