Hoxha: Grubi një diletant politik, mban pushtetin me propagandë ditore

news
Advertisement

Pas intervistës në “Click-Plus” të zv/kryeministrit Artan Grubi, i menjëhershën ka qenë reagimi i zv/kryetarit të Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha ku këtë të fundit e ka quajtur diletant politik. Sipas Hoxhës, Grubi partitë opozitare po i quan pro-ruse edhe pse votat e opozitës shqiptare në kuvend janë gjithmonë për anëtarsimin e vendit në BE.
Ja reagimi i plotë:
“Të ulesh në tavolinë me Serbinë, e cila është aleat kryesor i Rusisë dhe të bësh një iniciativë rajonale si “Open Ballkan”, ku anashkalon dhe dobëson pozitën ndërkombetarë të Kosovës, ndërsa në të njëjtën kohë të kesh në dispozicion votat e opozitës shqiptare “blanko” për rrugëtimin euro-integrues (anti-rusi) dhe të quash partitë opozitare shqiptare si faktor destruktiv pro-rus, këtë mund ta bëj vetëm një diletant politik si Artan Grubi, i mësuar në podrumet e ish shefave të shërbimit sekret, të cilët mundohen që pushtetin ta mbajnë vetëm me propagandë ditore”, ka thënë Hoxha.

Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *