Humb jetën 14 vjeçari, vozitësi që e përplasi u largua nga vendngjarja

news
Advertisement

Një fëmijë 14-vjeçar nga fshati Zapolzhani i Prilepit, i cili drejtonte motoçikletën, ka humbur jetën sot në një aksident trafiku me veturën Opel Astra, të drejtuar nga një 18-vjeçar, banor i të njëjtit fshat.

Advertisement

Siç thuhet nga MPB në buletinin policor, aksidenti në mes të motoçikletës “Shineraj” dhe veturës “Opel Astra”, të dyja me targa të Prilepit, ka ndodhur rreth orës 13:40 në fshatin Novoselan. Drejtuesi i veturës VR (18) është larguar nga vendi i ngjarjes, por shumë shpejt është gjetur dhe arrestuar.

Fëmija ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit. Një mjek ka konstatuar vdekjen, ndërsa një ekip inspektues nga Drejtoria Rajonale e Policisë Prilep ka kryer hetime.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.