Ikballe Huduti i kërkon falje publikut: Askush nuk më kupton përveç zotit dhe burrit

news
Advertisement

Ikballe Berisha – Huduti, përfaqësuese e sektit shija në Kosovë, po zgjedh rrjetet sociale për të dhënë deklarata skandaloze në lidhje me martesën.

Advertisement

Huduti, po kritikohet për deklaratat e saj për “martesat e përkohshme”, për të cilat thotë se janë të lejuara sipas islamit. Madje, ajo ka ndarë edhe një përvojë personale sa i përket martesave të tilla, së përkohshme, ku tregon se burrit të saj, ajo vet i kishte gjetur edhe dy gra.

Në T7, Huduti kërkoi falje publikut, duke thënë se nuk kanë faj ata, por askush nuk mundet me kuptu përveç zotit dhe bashkëshortit të saj.

“Përveç zotit edhe burrit tem askush smundet me më kuptu” – tha ajo.

Ndryshe, Huduti mori reagime të shumta edhe nga figura që e përfaqësojnë islamin, të cilët u distancuan nga deklaratat e kësaj të fundit.

Hoxha nga Mitrovica, Eroll Nesimi, u shpreh se Huduti nuk po flet në emër të islamit por në emër të shiizmit të Iranit.

Derisa, pedagogia, Malvina Tafçiu u shpreh se deklarata të tilla nuk përfaqësojnë islamin e vërtetë dhe se ajo nuk mund të quhet islamologe, transmeton Insajderi.

“Kjo grua nuk po flet në emër të islamit”, Imami nga Mitrovica i reagon Ikballe Dautit

Reagon pedagogia Tafçiu: Nuk mund ta quajmë islamologe Ikballe Hudutin – nuk e përfaqëson islamin.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.