Imami nga Рriѕhtina: Neve myѕlimanëve kurrë nuk na ka рenguar ѕhamia e Nënë Terezës

news
Advertisement

Çështja e mbulesës së femrave është bërë temë diskutimi kohët e fundit në Kosovë, madje ka nisur edhe një peticion për miratimin e udhëzimit administrativ që lejon bartjen e shamisë në shkolla.

Advertisement

Imami nga Prishtina, Labinot Maliqi ka thënë se myslimanët asnjëherë nuk janë ankuar dhe se nuk u ka penguar shamia e murgeshës shqipare Nënë Tereza që është e vendosur në hollin e Kuvendit të Kosovës.

“Ne muslimanët kurrë nuk u ankuam, sepse asnjëherë nuk na pengoj shamia e murgeshës katolike e vendosur në Kuvendin (Laik) të Republikës së Kosovës, humanistes shqiptare Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur edhe si Shën Tereza e Kalkutës”, shkruan Maliqi.

Ai më tej ka vazhduar duke thënë se disa nga kombet më të fuqishme demokraike, si SHBA-ja, Anglia, Gjermania, Zvicra kanë lejuar bartjen e shamisë në publik.

“Kombet e fuqishme demokratike, siq janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Anglia, Gjermania e Zvicra, Norvegjia e Suedia, Kanadaja e Australija, asnjëherë nuk kanë vënë ndalesa për bartjen e shamisë në publik, qoftë për vajzat që vijojnë shkollimin apo për gratë që punojnë në institucionet publike”

“Sistemet e mirë rregulluara që i bëjnë të funksionojnë këto shtete të fuqishme, duhet të jenë vërtetë model për Kosovën dhe popullin e saj në shumë aspekte, e veçmas në fushën e të drejtave të njeriut dhe lirive fetare”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.