Imazhi që shihni së pari mund të zbulojë frikën tuaj më të thellë

news
Advertisement

Thikat, vemjet, fluturat dhe mollët kanë një gjë të përbashkët: ato mund të zbulojnë frikën tuaj. Pamja e një kllouni të frikshëm ose një merimange që zvarritet drejt jush mund t’ju frikësojë, por ka disa frika që fshihen në mendjen tuaj nënndërgjegjeshëm dhe mund të mos jeni as të vetëdijshëm për ekzistencën e tyre.

Advertisement

Një artikull në Bright Side na ndihmon të zbulojmë përmes imazhi të parë që shohim se cila mund të jetë frika jonë më e madhe.

1. Nëse keni parë fluturën

Keni frikë se dikush mund t’ju tradhtojë. Ju prireni të jeni më mosbesues, ndoshta për shkak se jeni lënduar dhe refuzuar nga të tjerët. Fluturat gjithashtu mund të simbolizojnë një ngjarje traumatike nga fëmijëria juaj ose të refuzuar në vendin e punës. Kur kalojmë një përvojë të këtij lloji dhe truri ynë nuk është në gjendje ta përpunojë këtë, mund të rishfaqet kur një situatë e ngjashme nxit atë kujtesë.

2. Nëse e keni parë mollën
Të shohësh së pari mollën do të thotë se frika jote më e madhe është vdekja. Ky mund të mos jetë një zbulim kaq i madh pasi të gjithë jemi të frikësuar prej saj. Por më kryesorja është se në fakt ju keni frikë të humbni dikë shumë të afërt me ju. Jeni një person i dashur që kujdeseni për të tjerët dhe ka të ngjarë që kjo frikë të bazohet në një përvojë traumatike.

3. Nëse e keni parë vemjen
A keni dëgjuar ndonjëherë për termin phasmophobia? Nëse e keni parë vemjen, atëherë mund të keni një frikë ndaj aktivitetit paranormal, si për shembull të shihni fantazma. Truri juaj do të ngrejë alarmin vetëm kur dëgjoni fjalët si fantazmë, shtrigë ose ndonjë entitet tjetër mbinatyror. Edhe nëse mendja juaj racionale e di se nuk mund të jetë e vërtetë, ju ndiheni të përhumbur nga mendimet e çuditshme që ju vijnë.

4. Nëse e keni parë thikën
Thikat janë një simbol i një kërcënimi. Nëse e shihni këtë së pari, frika juaj mund të lidhet me marrjen e ndonjë sëmundjeje të pashërueshme. Të gjithë kemi frikë nga sëmundjet dhe pleqëria, por kjo frikë është aq e rrënjosur në nënndërgjegjen tuaj, saqë vetëm mendimi për të ju tmerron. Shumica e njerëzve që e shohin këtë fillimisht janë ose të frikësuar nga ndonjë sëmundje e pashërueshme ose nga vdekja e papritur pa ndonjë arsye ose shpjegim.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.