Ja kur do t’a mbaj kongresin partiak ASH-ja!

news
Advertisement

Aleanca për Shqiptarët mbajti sot Kuvendin Qendror në Shkup, në të cilën u vendos që me 17 dhjetor të mbahet Kongresi i ardhshëm i partisë.

Advertisement

Sot në kuvend u konfirmua dorëheqja e Ziadin Selës, ndërsa ushtruesi i detyrës u zgjodh Arben Taravari.

Më 21 gusht të këtij viti, Sela dha dorëheqje pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e fundit për këshilltarë në Këshillin e Komunës së Tetovës, në të cilat Aleanca për Shqiptarët nuk fitoi asnjë mandat.

Sela më pas bëri të ditur se nuk do të kandidojë më për kryetar partie pasi siç tha ai sipas statutit këtë të drejtë e ka vetëm dy herë.

Sela u rizgjodh si personi i parë i ASH-së në Kongresin e mbajtur më 27 mars të këtij viti.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.