Paga minimale rritet për 1.667 denarë dhe arrin në 26.046 denarë neto, njoftoi ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, përcjell INA.
Paga bruto për vitin 2025 ishte 36.037 denarë, ndërsa për vitin 2026 është 38.507 denarë bruto, përkatësisht 26.046 denarë neto.
Durmishi tha se me këtë vendim paga minimale rritet për 2.470 denarë bruto, respektivisht 1.667 denarë neto.
Ai sqaroi se harmonizimi i pagës minimale bëhet çdo vit në muajin mars sipas një formule të përcaktuar qartë:
50% nga rritja e pagës mesatare neto të vitit të kaluar dhe 50% nga rritja e indeksit të kostos së jetesës, sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikave.
Sipas të dhënave të publikuara, paga mesatare neto është rritur me 9,6%, ndërsa indeksi i kostos së jetesës me 4,1%.(INA)