Jahjaga: Dhuna ndaj grave e vajzave duhet të merr fund një herë e përgjithmonë

news
Advertisement

Ish-presidentja Atifete Jahjaga është shprehur e tronditur mbi rastin e dhunimit të një vajze të mitur, duke thënë se akte të tilla duhet të dënohen ashpër nga shoqëria.

Advertisement

Në një postim në Facebook, Jahjaga thotë se aktet e tilla çnjerëzore nuk i kanë hije Kosovës, dhe se dhuna ndaj grave e vajzave duhet të merr fund një herë e përgjithmonë

“I bëj thirrje organeve të drejtësisë t’i dënojnë sulmuesit me të gjithë forcën e ligjit, ndërsa organet e tjera të merren me rehabilitimin psikologjik të viktimës, e cila ka nevojë më shumë se kurrë më parë ta shoh që shteti është aty për të. Shoqëria jonë duhet t’i dënojë ashpër veprimet e tilla dhe të gjithë ne kolektivisht të punojmë që viktimave t’u japim gjithë mbështetjen e nevojshme”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit E.R dhe të miturit G.R për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të dhunimit ndaj një të miture.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se një rast i dhunimit ka ndodhur të dielën në Prishtinë, porse nuk është cekur mosha e viktimës.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pesë persona të dyshuar kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.