Kallëzim penal për një grua nga Shkupi – me letërnjoftim të huaj aplikoi për kredi

news
Advertisement

Një 54 vjeçare nga Shkupi është paditur nga ana e policisë për shkak se ka keqpërdorur të dhënat dhe identitetin e një personi tjetër, për të marrë kredi në një kompani financiare në Shkup.

Advertisement

“Njësia për krime ekonomike dhe kompjuterike në SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër I.I (54) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprave penale ‘mashtrim në marrjen e kredisë ose komoditet tjetër’ nga neni 249 dhe ‘keqpërdorim i të dhënave personale’ sipas nenit 149 të Kodit Penal. Më 04.11.2022 në një kompani financiare në Shkup, i denoncuara ka dorëzuar dokumentet për marrjen e kredisë dhe ka përdorur letërnjoftim të një personi tjetër dhe ka nënshkruar kërkesën për kredi në emër të personit tjetër të cilit i lexohet letërnjoftimi”.

Njëkohësisht, punonjësja e shoqërisë financiare dyshoi për identitetin e të raportuarës dhe thirri efektivët e Policisë së Njësisë për Krime Ekonomike dhe Kompjuterike, të cilët pas marrjes së masave dhe aktiviteteve dhe dokumentimit të ngjarjes, përgatitën kallëzim penal”, thuhet në raportin e MPB-së.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.