Kam gojën më të madhe në botë”, i riu thyen rekordin e vet botëror

news
Advertisement

Një adoleshent amerikan theu rekordin e tij kështu duke hyrë edhe njëherë në librin e rekordeve botërore Guinness për gojën më të madhe.

Advertisement

Isaac Johnson, i dëshmoi botës se mund ta zgjasë gojën edhe më shumë se dikur.

Madhësia e gojës së tij ka arritur në 10,19 cm, nga dhëmbët e sipërm deri te dhëmbët e poshtëm, transmeton rtv21.tv.

Isaac Johnson, nga Minesota, fillimisht kishte fituar titullin për gojën më të madhe në vitin 2019 kur ai e shtriu hapi gojën 9,34 cm.

Duke refuzuar të mposhtej, Isaac e rifitoi titullin më 21 tetor 2020 duke e shtrirë gojën e tij në një 10,17 cm

Kjo është e barabartë me madhësinë e një top bejsbolli!

“Më duket shumë e çmendur sepse nuk e kam menduar kurrë se do të kisha një rekord në radhë të parë, megjithatë kam thyer të njëjtin rekord tre herë tani, kështu që është shumë qesharake dhe e çmendur”, tha ai.

“Unë kam gojën më e madhe në botë”, tha Isaac, i cili përdor objekte të përditshme që dikush do t’i konsideronte shumë të gjera për t’u futur në gojë për të parë se sa e madhe është.

Isaac u frymëzua për herë të parë për të thyer rekordin pasi pa Bernd Schmidt nga Ëendlingen, Gjermani, të hapte gojën 8.8 cm.

Isaac që atëherë është bërë një personazh i famshëm me videot e gojës së tij duke grumbulluar mbi 74 milionë shikime në Tiktok./

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.