Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami së bashku me ekipin e tij kanë inspektuar punimet që bëhen në bulevardin Bllagoja Toska ku siç thotë japin shpresë se punimet do të përfundojnë, raporton Tetova1.
“Në “Bllagoja Toska”, në bulevardin e shumëpremtuar, në aortën e qytetit tonë, për të inspektuar ecurinë e punimeve. Kanalizimi fekal dhe atmosferik i përfunduar si dhe rrjeti i ri i ujësjellësit jep shpresë për përfundimin e punimeve dhe lëshimin në shfrytëzim të së njejtës.
Ky angazhim do ta lirojë në masë të madhe komunikacionin e rënduar në qytetin tonë. Ky ishte zotimi jonë. Bulevard i denjë e me standarte evropiane për qytetarët tanë. Kjo nuk përfundon me kaq. Vazhdojmë pa pushim në rikonstruimin e tërë infrastrukturës së qytetit tonë” u shpreh Kasami. /Tetova1