Kasami takon përfaqësuesit e LEAR-it, ja çfarë biseduan

news
Advertisement

Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka pritur në takin përfaqësuesit e kompanisë “LEAR” në Tetovë, njofton Monitor.mk

Advertisement

Ja njoftimi i plotë i Kasamit:
Sot në hapësirat e Komunës së Tetovës realizova takim me perfaqësuesit e LEAR Corporation në Tetovë, drejtorin gjeneral Vanja Stojanovski, dhe menaxheren e resursve njerëzore Irina Tulevska Jovanovska.

Në takim diskutuam për mundësinë е bashkëpunimit në mes shkollës së mesme tekstile “Gjoce Stojceski” dhe LEAR Corporation, në kuadër të së cilës nxënësit e kësaj shkolle do ta realizojnë pjesën praktike të mësimit në punëtoritë e kompanisë. Kjo do të ndihmojë në implementimin e projektit “Mëso zgjuar, puno profesionalisht”. Ky projekt synon promovimin e arsimit të mesëm profesional, forcimin e arsimit dual, prodhimin e profileve profesionale sipas nevojave të tregut të punës dhe rritjen e punësimit të të rinjve.

LEAR Corporation është kompani që prodhon ulëse dhe pajisje elektronike për automobila. Fabrika e saj gjendet në Zonën Industriale në Tetovë, shtrihet në 12.000 metra katrorë. Fabrika është e hapur për të gjithë ata që kërkojnë një sfidë të re pune, pra kanë dëshirën të realizohen profesionalisht në një kompani kaq të madhe dhe progresive.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.