Këngëtari i njohur shqiptar i jep fund martesës 2-vjeçare, konfirmon zyrtarisht ndarjen përmes një letre

news
Advertisement

Këngëtari i njohur, Blero ka konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja e tij, Afrona Dika. Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një letre publike, ku thotë se i kanë dhënë fund martesës 2-vjeçare në maj të këtij viti.

Advertisement

“Une dhe Afrona Dika i kemi dhene fund marteses sone 2 vjecare ne Maj te ketij viti. Arsyet jane teresisht personale dhe qe na perkasin vetem neve. Nuk ka pasur asnje moment hapesire per interpretim, keqinterpretim apo perdorim te imagjinatës”, ka shkruar ndër të tjera Blero.

Më tej, ai ka bërë edhe një kërkesë, duke u shprehur: “Une po ju drejtohem me nje kerkese per here te pare dhe te fundit, me shprese qe do te hasi ne mirekuptimin tuaj, ta leme ashtu sic eshte kete pjese te jetes sime dhe te mos merremi me gjate me te. Ky eshte vendim i cili na perkiste vetem mua dhe Afrones, ndaj dhe deshiroj qe ta mbajme te tille”.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.