Ish-luftëtari i UFC-së, Khabib Nurmagedov, është përfshirë në debat lidhur me shkarkimin e Xabi Alonsos si trajner nga Real Madrid.
Nurmagedov ka shpërndarë një ‘Insta Story’ duke e quajtur Alonson si “një nga tre trajnerët më të mirë në lojën moderne”, ndërsa kritika ka pasur për lojtarët madrilenë, shkruan Insajderi.
“Nëse hyn në palestër apo në fushë, nuk ka rëndësi nëse je luftëtar apo futbollist – trajneri kryesor është përgjegjës. Por nëse atmosfera brenda ekipit tënd nuk i lejon të gjithë të ndjekin udhëzimet e tua, atëherë definitivisht nuk je në rrugën e duhur.
Unë besoj se Alonso është ndër 3 trajnerët më të mirë në lojën moderne. Nëse një ekip nuk punon me të, duhet të ndryshosh lojtarët, jo trajnerin.
Jam i bindur se asnjë trajner nuk mund të përballojë një skuadër të tillë te Reali. Duhet të heqësh qafe lojtarët e çrregullt.”
“Nuk ka asgjë si besnikëria. 1 vit më parë e lutën, tani e pushuan nga puna për shkak të FËMIJËVE të llastuar. Xabi, ti je MË I MIRI“.