Kjo është dhurata e madhe që Arbër Hajdari ka marrë nga biznesmeni shqiptar

news
Advertisement

Themeluesi i “Fundjavë Ndryshe” Arbër Hajdari, së bashku me partneren e tij Vlera Devolli, kurorëzuan historinë disa vjeçare të dashurisë. Një dasmë e cila mblodhi bashkë njerëzit e zemrës, por nuk munguan edhe figura të mirënjohur të ekranit e politikës.

Advertisement

Çifti organizuan një dasmë madhështore me shumë të ftuar, ku spikasnin personazhe si Lori Hoxha me familjarët e saj, Arbana Osmani me partnerin Eduart Grishaj, Bora Zemani e vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj.

Përpos figurave televizive, mjaft të dashura të ekranit, nuk mungonin edhe personazhet politikë, që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakondshëm për vendin duke përmendur ish presidentët Bamir Topi, Alfred Moisiu, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë Lindita Nikolla, sportistët e shquar Agim Fagu, Sokol Kushta, Ledio Pano etj.

Arbri nuk ka harruar të ftojë në dasmë edhe përfaqësues nga televizioni Klan, ku nuk ka munguar Aleksandër Frangaj, Armand Shkullaku, Saimir Kodra, bizenesmeni Samir Mane, por edhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Gazetari Bledi Mane teksa publikon një video nga biznesmeni Gjergj Luca, tregon se darka ishte dhuratë nga ai e zonjat punëtore të Rozafës. Gjergj Luca tregon se lidhja me Arbrin është e hershme, që kur ka qenë i vogël. Në shenjë vlerësimi dhe për punën kolosale e që vazhdon me nismën për të ndihmuar familjet në nevojë ngado në Shqipëri, Gjergj Luca e pa të udhës për të shtruar një darkë e cila do të linte mbresa.

Në ambientet e kompanisë Rozafa në Elbasan në një dasmë të bukur lidhën kurorë dhëndri nga Shqipëria Arbër Hajdari dhe nusja nga Kosova Vlera Devolli. Në respekt të punës, humanizmit dhe ndihmës së vyer që Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” jep për njerëzit në nevojë, kompania Rozafa me presidentin e saj Gjergj Luca dhe stafin e grave, i bën dhuratë çiftit darkën e martesës.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.