“Kjo grua nuk po flet në emër të islamit”, Imami nga Mitrovica i reagon Ikballe Dautit

news
Advertisement

Ikballe Huduti, islamologe kishte thënë se burrit ja kishte gjetur edhe dy gra të tjera. Kjo ishte përcjellur me reagimë të shumta duke u cilësuar si deklaratë e çuditshme.

Advertisement

Rreth kësaj ka reaguar hoxha nga Mitrovica, Eroll Nesimi, i cili u shpreh se Huduti nuk po flet në emër të islamit por në emër të shiizmit të Iranit.

“Dëshiroj tju tregoj se Islami nuk e lejon martesën të cilën ajo pretendon, martesën e përkohshme apo martesën me marrveshje për një koh të caktuar, kjo martes është e njohur vetëm tek Shiat, tek të cilën martesa mund të bëhet për disa or, dit, jav apo muaj, e që kjo martes nuk ka dallim nga shtëpijat publike”, ka shkruar ai.

Huduti, kohë me parë ishte bërë hit nëpër rrjetet sociale me deklaratën e saj për “martesat e përkohshme”, për të cilat thotë se janë të lejuara sipas islamit.

“Ka pasur martesë dy vjet. Unë e kam leju, sepse kam shkuar për dy muaj për ngritje intelektuale dhe unë e di që nëse burri i im shkon me një grua, pa niqah, pa kurorë, pa dhuratë të martesës, ai kishte me e dëmtua edhe atë grua, shpirtërisht, fizikisht, moralisht”, ishte shprehur ajo.

Reagimi i hoxhës:

Njoftim për opinionin shqiptar.

Po filloj ti shkruaj këto fjal për ti treguar shqiptarëve se kjo grua (Ikballe Huduti) nuk është duke folur në emër të islamit, është dukë folur në emër të Shiizmit të Iranit, e të cilin nuk e njeh bota Islame.

Dëshiroj tju tregoj se Islami nuk e lejon martesën të cilën ajo pretendon, martesën e përkohshme apo martesën me marrveshje për një koh të caktuar, kjo martes është e njohur vetëm tek Shiat, tek të cilën martesa mund të bëhet për disa or, dit, jav apo muaj, e që kjo martes nuk ka dallim nga shtëpijat publike.
Tek Shiat njeriu mund të shkoj të bëj martes për 1 or ose për 5 dit etj, tek ta kjo martes është njësoj sikurse me marr tek ne një kerr me qera (rent a car) e bën marveshjen për sa koh të nevojitet gruaja (apo tek ne vetura) e shfrytëzon sa të kesh nevoj, dhe pastaj kur të kalon kontrata e kthen gruan, sikurse tek ne e kthen veturën tek pronari.

Islami jonë është i pastërt nga kjo njoll e saj që ja mvesh Islamit dhe shpif në emër të Islamit. Kjo lloj martese është HARAM HARAM HARAM (e ndaluar) dhe është Zina (amoralitet).

Prandaj i këshilloj vëllezërit dhe motrat shqipëtar-e mos të mashtrohen nga kjo shpifëse e cila thërret në emër të Islamit, kurse Islami me të është larg sa lindja nga perendimi.

E këshilloj edhe udhëheqësin e emisionit Sadri Imeri dhe të tjerët mos të thërasin njerëz të till nëpër emisione vetëm e vetëm të bëjn shoë, kurse dihet se këta persona nuk kan kompetenc të flasin për Islamin pasi që nuk e kan studijuar Islamin, por e kan studijuar Shiizmin, e tek ta jan të lejuara shuuuuum gjara (të cilat mos me zgjat nuk pi përmendi) të cilat islami i ndalon.

Allahu na ruajt nga kurthet e Shejtanit dhe pasuesve të tij.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.