Kovaçevski: Na pret dimër i vështirë energjetik, kapacitetet tona që nga koha e Jugosllavisë

news
Advertisement

Një dimër i ashpër është para nesh në aspekt të furnizimit me energji elektrike dhe energjense, deklaroi kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevsk në një intervistë ekskluzive për TVM2.

Advertisement

Kovaçevski tha se si rezultat i angazhimit të qeverisë, vendi ka siguruar sasi të mjaftueshme të energjenseve. Por ai nuk siguron që kapacitetet prodhuese në vend do të punojnë vazhdimisht pa probleme.

“Nuk ka vend në Evropë që do ta kalojë lehtë këtë dimër. Në Evropë ka mungesë të energjisë elektrike. Ajo që po punojmë ne si shtet është të sigurojmë energjense dhe të vëmë në funksion të gjitha kapacitetet që i kemi. Unë me ekipin ekonmik jemi vazhdimisht nëpër mbledhje në Beograd, Sofje, Athinë dhe vazhdimisht në komunikim me resoret e KE-së me qëllim që ti vëmë në funksion të pandalshëm të gjitha kapacitetet tona, por edhe këtu kemi problem. Ai është që kapacitetet tona janë të vjetra prej mbi 50 viteve nga koha e ish-Jugosllavisë”, u shpreh kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski: Pa subvenciononim të rrymës, faturat do të ishin edhe më të larta

Në lidhje me ankesat e qytetarëve për fatura të larta, Kovaçevski tha se i mirëkupton ato, por që çmimi i energjisë elektrike është rritur gjithandej në botë. Madje ai tha se shteti vazhdon të subvencionojë çmimin e energjisë elektrike, ndryshe faturat do të ishin shumë më të larta.

“Çmimi i rrymës që e paguajnë qytetarët është 80% i subvencionuar nga shteti. Kjo do të thotë se në qoftë se shteti nuk do të kishte subvenconuar përmes EMV-së, atëherë faturat për energji elektrike do të shn pesë here më të larta. Gjithashtu subvencionim të tillë fitojnë edhe 72 mijë kompani të cilët janë konsumatorë të vegjël”, theksoi Kovaçevski.

Intervista ekskluzive me kryeministrin Kovacevski, u realizua në kuadër të emisionit “Ballkan View – Vështrim i përbashkët drejt Europës”, një bashkëpunim ky ndërmjet TVM2 dhe Insitutit Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal BIRN, që do të emetohet në programin tonë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.