KRIZA/ Mercedesi ul çmimet!

news
Advertisement

Në një përpjekje për të përmirësuar shitjet e deritanishme zhgënjyese të gamës së saj të veturave elektrike në Kinë, Mercedesi ka njoftuar ulje çmimesh për modelet EQE dhe EQS, shkruan Bloomberg. Mercedes-Benz EQE tani kushton 67.432 dollarë, duke zbritur çmimin për mbi 7 mijë dollarë. Ndërsa, EQS-ja tani kushton 134.864 dollarë, 33.011 dollarë më lirë se më parë.

Advertisement

Nga ana tjetër, çmimet për pjesën tjetër të linjës EQ (EQA, EQB dhe EQC) mbeten të pandryshuara.

Uljet e çmimeve pasuan një periudhë shitjesh të dobëta. Në mënyrë specifike për EQS-në, numrat në Kinë janë çuditërisht të ulëta, duke zbritur deri në 100 dërgesa në muaj në disa raste.

Një pjesë e problemit lidhet me hapësirën e kufizuar për vendosjen e kokës së pasagjerëve të pasmë për shkak të vijës së pjerrët të çatisë. Ky është një faktor i rëndësishëm për blerësit kinezë në segmentin premium që preferojnë të ulen në pjesën e pasme.

Një përfaqësues i Mercedesit ka thënë se kompania vëzhgon dhe analizon vazhdimisht tendencat dinamike të tregut, duke përfshirë pozicionimin aktual të prodhuesve të tjerë në segmentin e luksit.

“Bazuar në këtë, Mercedes-Benz po ripozicionon disa modele EQ në Kinë”, ka thënë ai.

Mercedesi shiti rreth 8.800 vetura elektrike në Kinë midis janarit dhe korrikut të këtij viti.

Përveç Mercedesit, Tesla gjithashtu njoftoi së fundmi ulje çmimesh në Kinë për të rritur shitjet dhe për t’u bërë më konkurrues ndaj një numri në rritje të rivalëve vendas.

Shifrat tregojnë se kjo po bëhet gjithnjë e më e vështirë, me 80% të shitjeve të automjeteve të reja elektrike të Kinës gjatë shtatë muajve të vitit 2022 janë nga prodhuesit vendas.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.