Kryekuzhinieri i botës, Nusreti, mëson fëmijët kosovarë si ta kryposin mishin (VIDEO)

news
Advertisement

Disa fëmijë kosovarë patën një eksperiencë të rrallë jetësore, të hënën mbrëma, gjatë një darke të pushimeve verore në ishullin Mykonos në Greqi. Ata u bënë, për pak momente, asistentë të kuzhinierit mishaxhi ndër më të mirë në botë, turkut Nusret Gokce.
Ky i fundit po bënte punën e tij spektakolare me specialitetet e veta, në lokalin ku rastisën të jenë edhe fëmijët kosovarë. Siç bën në shumë raste, Nysret ftoi fëmijët t’i bashkohen, në përgatitjen e shujtave me ushqimet, mbase më të mira të mishit në botë.

Advertisement

Ndër të parët që turku gjigant i kuzhinës thirri t’i “ndihmojnë” ishin vogëlushët kosovarë. Këta nuk përtuan fare dhe e shijuan maksimalisht mundësinë e ofruar, duke hedhur, me stil prej “chef”-ave të rinj, kripë mbi mishin, në të cilin Nusret po bënte art ushqimor.
Këtë ndihmë që Nusreti ua ofroi kosovarëve të rinj patën mundësi ta shohin edhe 47 milionë njerëz, pasi turku e ndau këtë “bashkëpunim” edhe për miqtë e tij në Instagram, të cilët, siç u tha, janë 47 milionë në këtë rrjet social, transmeton KlanKosova.tv.

Nusret Gokce njihet si njëri prej kuzhinierëve më të mirë të mishit në botë. Ai ka gatuar për dhe bashkë me shumë njerëz të famshëm të globit, duke përfshirë futbollistët Lionel Messi, Cristiano Ronaldo e David Beckham si dhe aktorin Leonardo DiCaprio, mes tjerëve.
Nusret, 39-vjeçar, mori famë globale më 2017, kur postoi në internet një video me mënyrën se si po e përgatiste një steak otoman (osman), e cila më pastaj u bë virale. Ai ka restorantet e veta në shumë pjesë të botës, përfshirë Anglinë, Amerikën, Turqinë, Katarin e Dubain, përfshirë këtë në Mykonos, ku rastisi t’i takojë e të ndihmohet edhe nga disa fëmijë kosovarë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.