Sejdiu: Ata fitores së Besës në Tetovë i frikësohen, sepse e dinë se do të reflektojë në gjithë territorin

news
Advertisement

Nënkryetari i Besës Blerim Sejdiu në takimin me banorët e “Carshisë së eperme” në Tetovë, së bashku me bartësin e listës së këshilltarëve dhe kryetarin e komunës Bilall Kasami, ka folur rreth rëndësisë së këtyre zgjedhjeve. Sejdiu ka treguar edhe për punët e bëra nga kreu aktual i Tetovës. Më tej ai ka thënë se oponentët politik i frikësohen fitores së Besës në Tetovë

Advertisement

“Ata (oponentët politik) i frikësohen fitores së Besës në Tetovë, dhe a e dini pse? Sepse kjo fitore do të reflektojë në të gjithë territorin”, u shpreh Sejdiu.
Gjithashtu ai tha se nëse fitohet shumica çdo projekt do të realizohet në Tetovë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.