Kurti nga Gllogjani: Nuk mposhtet kulla, nuk gjunjëzohet UÇK-ja

news
Advertisement

Kryeministri Albin Kurti, në manifestimin qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit, ka thënë se rezistenca e familjes Haradinaj dhe Mehmetaj tregon vendosmërinë e popullit shqiptar për lirinë.Tutje, Kurti ka thënë se mesazhi që u përçua nga kulla e Gllogjanit ndaj forcave serbe ishte se “nuk mposhtet kulla, nuk gjunjëzohet UÇK-ja”
“Më 24 mars, pas epopeve të 5,6 dhe 7 marsit vjen edhe rezistenca e familjes Haradinaj dhe Mehmetaj. Rezistenca e tyre tregon vendosmërinë e popullit shqiptar për lirinë”, tha ai.“Nuk mposhtet kulla, nuk gjunjëzohet UÇK-ja – ky ishte mesazhi që u përçua nga kulla e Gllogjanit. Ata mbajtën në këmbë kullën, në këmbë popullin”, tha Kurti.

Advertisement

Ai ka thënë se si qeveri janë të përkushtuar në forcimin e ushtrisë së Kosovës, FSK-së e cila po ndjek rrugën e UÇK-së.“FSK ka ndjekur rrugën e UÇK-së, si pasardhëse e saj. Për 24 muaj, ushtrisë i janë shtuar mbi 1200 ushtarë të rinj, ndërsa në fazën e përzgjedhjes janë mbi 600. Nga viti i kaluar, nuk ka më kufizim në numrin e FSK-së. Fokusi jonë kryesor si qeveri ka qenë dhe është ushtria jonë”. tha kryeministri
Në fjalimin e tij Kurti i është drejtuar liderit të AAK me “I nderuari zotëri Ramush Haradinaj”, Kurtin e duartrokasin në Gllogjan pas kësaj fraze.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.