Kurti: Vëllezërit e mi s’kanë ardhur asnjëherë në Qeveri, ata janë për shtëpi

news
Advertisement

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se vëllezërit e tij nuk kanë shkuar asnjëherë në qeveri në dy mandatet e qeverisjes së tij, derisa reagoi lidhur me terminologjinë “vëlla” për të cilën kritikoi kreun e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, disa ditë më parë.Kurti, në foltoren e Kuvendit të Kosovës të enjten, tha se “ka kaluar koha kur kryeministrat janë bërë me vëllezër”.“Problematizohet se unë e kam kritikuar kreun e SBASHK-ut që më ka thënë vla Unë i kam dy vëllezër, por asnjëri prej tyre nuk kanë ardhur në qeveri, sepse unë besoj që vëllezërit janë për shtëpi. Ka kaluar koha kur janë bërë kryeministrat me vllazni”, tha Kurti.“Pra, është shumë me rëndësi të kuptohet vizioni im që të ndahet publikja prej privates”, deklaroi Kurti.Kryeministri tha se 600 mijë qytetarë përfitojnë nga pagesat direkte, me rastin e subvencionimeve të Qeverisë së Kosovës. Pakot me subvencionime, Kurti tha se janë kundërshtuar nga sindikalistët.

Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.