Ky është momenti emocionues kur dy vëllezërit britanikë të ndarë për më shumë se 70 vjet, ribashkohen për herë të parë

news
Advertisement

Ky është momenti emocionues kur dy vëllezër u ribashkuan për herë të parë në 77 vjet pasi u ndanë si fëmijë, kur njëri u vendos për birësim.

Advertisement

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Geoff Nobbs, 79 vjeç, ka lindur në Mbretërinë e Bashkuar, më i riu nga katër vëllezërit.

Kur nëna e tyre Florence vdiq nga kanceri në vitin 1945, babai i tyre Albert, ndjeu sikur nuk mund të përballonte rritjen e katër djemve dhe vendosi Geoff-in, atëherë një vogëlush, për birësim duke mbajtur tre më të mëdhenjtë e tij: Ted, Barry dhe John.

Geoff u adoptua nga një çift që emigroi në Australi në vitin 1951, kur ai ishte vetëm shtatë vjeç.

Tani, pas gati tetë dekadash larg njëri-tjetrit, Geoff është ribashkuar me vëllain e tij, Ted, 83 vjeç, i cili fluturoi për në Australi. “Ka qenë një përvojë e mahnitshme takimi me Geoffin për herë të parë, ishte vërtet e pabesueshme”, tha Ted. Geoff shtoi: “Ishte vërtet e mahnitshme. Të mendoj se më në fund kam takuar vëllanë tim, është thjesht përtej meje”.

Ted, Barry dhe John ishin përpjekur të gjithë disa herë gjatë dekadave për të gjetur vëllain e tyre të vogël, por pa asnjë sukses.

Megjithatë, pa e ditur për ta, Geoff gjithashtu ishte përpjekur të bënte të njëjtën gjë dhe arriti t’i gjurmonte në vitin 2014, katër vjet pasi vëllai i madh John vdiq.

Geoff i dërgoi Barry-t një letër dhe të gjithë filluan të flisnin në Skype dhe në telefon, më në fund u njohën me njëri-tjetrin pas shumë vitesh. Ted, nga Rugby, Warwickshire, fluturoi të martën e kaluar, ku ai kaloi javën e fundit duke takuar Geoffin dhe familjen e tij dhe duke parë Sidnein. /Telegrafi/

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.