Rabije Murati: Kur udhëheqin gratë

news
Advertisement

Shkruan: Rabije Murati – Profesoreshë universitare

Advertisement

Kur udhëheqin gratë??!!
Gratë janë po aq të fuqishme në procesin e udhëheqjes, sa edhe meshkujt në këtë drejtim, dhe ndoshta në raste të caktuara bile edhe më të suksesshme se burrat. Ata dinë të jenë autoritare, por edhe miqësore. Qofshin me taka të larta apo jo, gratë tani më kanë krijuar një tendencë dhe kulturë të re të tyre për përfaqësim të barabartë, të shprehjes së vullnetit dhe aftësive të tyre jo vetëm për paraqitjen e tyre të bukur por edhe për aftësitë e tyre për menaxhim dhe udhëheqje.
Gratë deri më sot janë dëshmuar si inovative, dinamike, tradicionale, konservatore, por edhe moderne dhe njëkohësisht edhe eksploruese. Edhe pse kanë karaktere të ndryshme, ata megjithatë dinë të guxojnë dhe të marrin mbi vete edhe përgjegjësi.

Të qenit udhëheqëse apo drejtuese e ndonjë institucioni ata e konsiderojnë si një sfidë të cilën duhet ta çojnë përpara, dhe gjithmonë të nxitura nga pasioni për të arritur sukses dhe avancim. Te gratë profesioniste (te shumica e tyre) nuk ekziston etja për para apo pushtet, sepse ata e dëshmojnë veten në profesionin që e ushtrojnë.
Dëshira për të guxuar, për të vënë në punë aftësi të ndryshme, por edhe për të përfituar sa më shumë pavarësi financiare, bën që gruaja gjithmonë të jetë në kërkim të risive, por jo vetëm. Duke pasur parasysh mentalitetin në të cilin jetojmë ne, gruas i duhet akoma që të “lufton” brenda sojit të vet dhe me mashkullin për hapësirë në veprim, edhe pse me raste është më e dëshmuar në përgatitjen dhe aftësitë e saja, kur vjen ndarja e kulaçit udhëheqës prioritet gjithmonë i jepet mashkullit.
Statistikat e deritanishme nga hulumtime të ndryshme tregojnë se në institucione ku drejtuese janë gratë, delegohen dhe praktikohet më shumë përgjegjësi sesa kur në krye të detyrës janë meshkujt.
Dhe dihet se ku ka përgjegjësi ka edhe rezultate të mira e pozitive.

Eh kur udhëheqin gratë……….. ??!!/Monitor.mk/

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.