La gruan dhe dy fëmijët, britaniku ndahet edhe nga refugjatja ukrainase: Ishte agresive

news
Advertisement

Një roje sigurie që majin e kaluar pushtoi mediat britanike për shkak të romancës së tij pasionante me një refugjate ukrainas, e cila bëri që ai të linte partneren prej dhjetë vitesh dhe nënën e dy fëmijëve të tij, tashmë është… beqar.

Advertisement

Sipas Daily Mail, çifti dashuria e të cilit “lulëzoi” kur 30-vjeçari Tony Garnett dhe 28-vjeçarja Lorna mirëpritën 22-vjeçaren Sofia Karkadim, një refugjate nga Ukraina, në shtëpinë e tyre për ta pritur atë, nuk janë më bashkë.

Historia e dashurisë së Tonit dhe Sofies kishte shkaktuar stuhi komentesh pak muaj më parë, për shkak të publikimeve që përshkruanin sesi 30-vjeçari vendosi të divorcohej nga gruaja që solli në jetë dy vajzat e tij, për të nisur një jetë të re me ukrainasen. Sidoqoftë, në fund të fundit, romanca do të kishte një fund të palavdishëm: pas një zënke episodike, Toni u nda me të dashuren e tij të re dhe tani deklaron se nuk dëshiron të ketë bëjë fare me të.

Në një intervistë që ka dhënë për Daily Mail, 30-vjeçari ka akuzuar të renë refugjate se gjatë 4.5 muajve që lidhja e tyre ka zgjatur, është sjellë në mënyrë të paarsyeshme dhe agresive, se dehej dhe përpiqej të ndërhynte në marrëdhëniet e fëmijëve të tij. Pika e fundit ishte kur Sofia u tërbua gjatë një debati që kishin të shtunën e kaluar, rrëmbeu një thikë dhe filloi të godiste një mur, duke e shtyrë Tonin të thërriste policinë.

“Ne jemi ndarë100%. Ne nuk jemi më çift”, tha për gazetën britanike Tony Garnett, i cili ra në dashuri me refugjaten 22-vjeçare vetëm disa ditë pasi ajo u vendos në shtëpinë e tij dhe të partneres së tij. Ai shpjegon se nuk mund të duronte më të paarsyeshmen dhe sjelljen agresive të të dashurës së tij të re, e cila pati shpërthime inati që e trembën, duke kulmuar në natën e ditëlindjes së tij, pak ditë më parë, e cila përfundoi me… vizitën e policisë.

“I lashë Lornën dhe dy fëmijët e mi për të dhe bëra çdo përpjekje për të qëndruar bashkë. Punova shumë shumë për ta bërë këtë lidhje të funksiononte, e dija se do të dukeshim krejtësisht budallenj nëse ndaheshim, duke pasur parasysh publicitetin që historia jonë kishte marrë në TV dhe internet… Gjithashtu më vinte sinqerisht keq për të. Ajo la shtëpinë dhe vendin e saj në luftë pas për të ardhur këtu ku nuk njihte askënd… Po, e ndjeva veten duke u dashuruar me të, kështu mendova. Por ka një anë të karakterit të saj që nuk mund ta toleroj. Ajo zemërohet dhe bëhet agresive. Të shtunën ka marrë një thikë dhe ka shpuar.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.