Lahutarët po zhduken, vetëm 20 mjeshtra të mbetur në trojet shqiptare

news
Advertisement

Rreth 20 lahutarë të fundit përllogaritet se kanë mbetur në të gjitha trojet shqipfolëse. Një pjesë e tyre u bënë bashkë në Malësi të Madhe nga ku kërkuan të mbrohet e shpëtohet kjo traditë.

Advertisement

Hysen Kurtaj, 76 vjeç, është një nga tre lahutarët e fundit të mbetur në Kosovë.

“Në Kosovë më parë çdo 2 a 3 shtëpi ka pasur lahutën. Sot i kemi 3 lahutarë në Rrugovë dhe më në Kosovë nuk ka.”

Vetëm 20 rapsodë të tillë kanë mbetur në të gjitha trojet shqiptare.

“Jo që është për të ardhur keq, por kjo është katastrofë. Sot në gjithë trojet me qenë 20 lahutarë është tragjedi.”

“Lahuta është vegël që e ka pas ushqim të shpirtit.”

Me lahutë i është kënduar heronjve dhe ngjarjeve të lavdishme të shqiptarëve ndër shekuj.

“Atë ngjarje që e ka interpretuar me lahutë është dukur sikur je duke e parë me sy notën.”

Tingujt e saj janë melodia identifikuese e malësive pa të cilën siç thotë i Zef Çoba nuk mund të kuptohen.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.