Lajm i keq për Thaçin vjen nga Haga

News

Bislim Zyrapi, ish-komandanti i UÇK-së nuk do të shkojë për të dëshmuar sërish në Hagë. Trupi gjykues ia ka refuzuar kërkesën mbrojtjes së Hashim Thaçit.

Në një parashtresë të cilën e ka parë Nacionale, thuhet se mbrojtja e Thaçit nuk ka shpjeguar pse priti deri tash për ta parashtruar këtë kërkesë.

Megjithatë, Gjykata vendosi sipas kërkesës së Prokurorisë, duke i pranuar provat e deklaratave të Zyrapit, vetëm për t’ia vlerësuar besueshmërinë.

Pesë Deklaratat janë deklarata sipas kuptimit të Rregullave 153-155 dhe, për këtë arsye, pranimi i tyre i nënshtrohet kërkesave specifike të përcaktuara nga ato rregulla. Për më tepër, Pesë Deklaratat përmbajnë informacione që shërbejnë si provë e veprimeve dhe sjelljes së të Akuzuarit siç akuzohet në Aktakuzë dhe kanë të bëjnë me çështje qendrore në rastin e Prokurorisë. Prandaj, Paneli konstaton se Pesë Deklaratat janë të papranueshme sipas Rregullës Si pasojë, Paneli gjithashtu konstaton se nuk ka nevojë të adresojë kërkesën për të shtuar W04752 në Listën e Dëshmitarëve të Mbrojtjes Thaçi”, thuhet në vendim.

Vendimi thekson se pesë deklaratat e Zyrapit do të përdoren për ta parë besueshmërinë e tij si dëshmitar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *