
Strugë: Vidhet me armë bastorja, policia në kërkim të autorit
Në Strugë mbrëmë është grabitur një bastore nën kërcënimin e armës, njoftoi MPB. Ngjarja është raportuar më 6 dhjetor 2025, rreth orës 20:40.
Sipas kallëzimit, një person i armatosur ka hyrë në bastore dhe, duke kërcënuar punonjësen me pistoletë, ka marrë para nga sporteli.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa pas identifikimit, ndaj autorit do të ngrihet kallëzim zyrtar.